Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh në rrjete sociale, ku flet për sfidat dhe përvojat që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.
Ai shprehet se çdo betejë dhe moment i vështirë që ka kaluar, i ka lënë plagë që nuk i fsheh, por i mban me krenari si dëshmi e angazhimit të tij.
“Vjen një ditë kur e kupton se çdo betejë, çdo moment i vështirë, çdo telefonatë e rëndësishme — ka lënë gjurmë. Ato plagë që më shkaktuan asnjëher nuk i fsheha, por i mbaj me krenari si dëshmi që kam qenë aty, në vendimet më të rënda, në përballjet më të mëdha. Kam ecur përpara edhe kur rruga dukej e pamundur. Gjithmonë kam zgjedhur të përballem, jo të hesht. Janë ato që sot më dallojnë nga ata që zgjodhën të mbijetojnë si spektator, në frikën e përjetshme”, tha ai.
Pacolli shprehet se sot e ka të qartë pse në shumë momente ka qenë i vetëm.
“Tani e kam krejtësisht të qartë pse isha i vetëm dhe pse nuk paskam qenë gabim. Sepse u paska munguar guximi që unë kam, dhe nga anash gjithnjë baltosnin lundrimin tim nëpër stuhi, në vend që të bashkangjitëshin. Prandaj qëndroj me kokën lartë, sepse ai rrugëtim është harta e jetës time dhe dëshmi e fort e trashigimisë. Janë gjurmët e rrugëve që hapa e që të tjerët do i ndjekin”, pohon ai./Arbresh.info
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...