Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se e mbështet protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së kundër padrejtësive në Hagë.
Me anë të një njoftimi në Facebook kjo platformë fton qytetarët që të protestojnë me 7 gusht, shkruan Arbresh.info.
“Me 7 Gusht protestojmë kundër padrejtësive , kundër rishkrimit të historisë, kundër shkeljes së të drejtave njerëzore… Së bashku!”, thuhet në këtë ftesë./Arbresh.info/
Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë paqësore më 7 gusht në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00.
Kjo protestë, sipas drejtuesve të organizatës, vjen si reagim ndaj asaj që e quajnë qasje të njëanshme të Gjykatës Speciale dhe përpjekje për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së.
“Gjykata Speciale po shërben si mekanizëm për përbaltjen e figurave kryesore të luftës dhe për deformimin e qëllimit të saj çlirimtar”, u tha në konferencën për media të mbajtur nga OVL-UÇK gjatë kësaj jave.
Kjo protestë po mbështetet edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe udhëheqës tjerë politikë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
OVL UÇK proteston më 7 gusht, kundërshton procesin gjyqësor në Hagë
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...