Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrin në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Tradicionale të Rugovës “Rugova 2025”, të cilat po mbahen në fshatin Bogë të Rugovës, të Komunës së Pejës.
Në fjalën e tij hyrëse, Kurti tha se është një nder i veçantë për të që sot, në këto bjeshkë të lashta që flasin me gurë e me borë, të jetë aty e në mesin e të pranishmëve për të festuar bashkë Lojërat Tradicionale të Rugovës, ngjarje kjo jo vetëm një manifestim kulturor, por edhe një rit i gjallë i identitetit tonë kolektiv, një dëshmi se trashëgimia jonë nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës, por një forcë që na mban të lidhur me rrënjët tona edhe në të tashmen edhe të ardhmen.
“Në këto lojëra, ku shfaqet forca, shkathtësia dhe mençuria, po bashkohen pikërisht gjeneratat për të përcjellë jo vetëm vlerat e fisit të Kelmendit dhe të komunitetit të Rugovës, por edhe frymën e bashkësisë që e ka ruajtur këtë traditë për dekada. Në këto fusha e male, nuk garojnë vetëm individët, por ringjallen zakonet, legjendat dhe forca shpirtërore e maleve tona të larta. Ky manifestim është edhe një ftesë për ne si shtet dhe si shoqëri që të mos e shohim trashëgiminë vetëm si diçka që e ruajmë nëpër muzetë e shtetit, por si diçka që jetohet, që zhvillohet, që na bashkon. Lojërat si këto janë pasuri kombëtare që i japin shpirt të gjallë territorit dhe kuptim të thellë përkatësisë”, u shpreh kryeministri.

Me këtë rast, kryeministri njoftoj banorët e zonët dhe gjithë pjesëmarrësit për fillimin e studimit të fizibilitetit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për rindërtimin e rrugës Pejë – Kuqishtë:
“Dua t’ju njoftoj që para dy ditëve, pardje e kemi filluar studimin e fizibilitetit për ta rindërtuar rrugën Pejë-Kuqishtë. Rindërtimi i rrugës Pejë-Kuqishtë varësisht nga studimi i fizibilitetit do të jetë në vlerë të gjithmbarshme diku prej 15 milionë euro, ndërkaq sanimi i kësaj rruge ka filluar para tre muajve dhe do të kushtojë rreth 1.7 milionë euro. Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi jo vetëm të gatshëm por edhe të interesuar që të investojmë për shkak të vlerës së madhe natyrore, kulturore, shpirtërore, kombëtare, shtetërore që ka Bjeshka e Rugovës, jo vetëm për banorët e kësaj ane”.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri falënderoi të gjithë, secilën e secilin, për këtë mikpritje të përzemërt, për organizimin dhe për dashurinë që i tregoni kësaj toke dhe kësaj tradite.
“Rugova është pasuri kombëtare, dhe do të ngelet gjithmonë një pikë referimi për forcën, dinjitetin dhe qëndrueshmërinë tonë si popull. Le të fitojnë më të mirët e ju dëshiroj një ditë të këndshme e të bukur, dhe të gjithë juve e familjeve tuaja shëndet e suksese në jetë ngado që shkoni, kudo që jetoni e çkado që bëni”, u shpreh ai në fund të fjalës së tij./Arbresh.info

Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë