Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, mbrëmë mori pjesë në Sunny Hill Festival së bashku me gruan, fëmijët dhe miqtë e tij për të shijuar performancat e artistëve, përfshirë edhe kosovaro-britaniken Dua Lipën, e cila ishte ylli kryesor i mbrëmjes.
“Nata e parë në Sunny Hill Festival 2025 ishte fantastike! Ishte një kënaqësi ta ndaja këtë festë britaniko-kosovare me familjen dhe miqtë. Mezi pres ditën e dytë,” shkroi ai në rrjetet sociale.
Hargreaves gjithashtu ishte pjesë e ceremonisë së dhënies së shtetësisë Kosovës për Dua Lipën në Presidencë, ku theksoi se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar janë krenare për të./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar