Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh sensibilizues për qytetarët shqiptarë që synojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kushteve të vizës dhe afatit të qëndrimit.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikanë kujton se “është përgjegjësi e qytetarit të përdorë vizën në mënyrë korrekte”, duke paralajmëruar për pasojat që sjell qëndrimi i paligjshëm përtej afatit të lejuar.
“Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ambasada amerikane ka përsëritur në vazhdimësi se keqpërdorimi i vizave turistike apo studentore, përfshirë qëndrimin përtej afatit apo punësimin e paligjshëm, mund të rezultojë në ndalim afatgjatë apo të përhershëm për hyrje në SHBA.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...