Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka deklaruar se përgjegjësinë kryesore për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës e mban Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe parlamentare.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një diskutimi të organizuar me temën “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES), Zyra në Prishtinë.
“Partitë politike do të duhej të reflektonin dhe pa pikë dyshimi këtu përgjegjësia bie në bazë të fuqisë politike që secila parti politike ka në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk amnistohet, por përgjegjësinë më të madhe e ka Lëvizja Vetëvendosje me 48 deputetë, të cilët do të duhej të gjenin një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik që besoj se është duke kaluar në një kaos institucional. Sa më shumë vonohemi, pasojat do të jenë më pak të rikuperueshme”, tha ai./Arbresh.info
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...