Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.
Top Channel mëson se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg. Ajo do të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë.
Në një takim që zhvilloi pak ditë më parë në këtë institucion, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kërkoi hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë. Ai paralajmëroi “rifreskim” në nivele drejtuese të Bashkisë Tiranë, sikurse është kërkuar edhe për disa Bashki të tjera në vend. Caktimi i nënkryetarëve të rinj u bë nga një grup pune që drejtohej nga Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar