Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Y.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 16.04.2025 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në njoftim thuhet se policia në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Reshtan të Suharekës ka gjetur rreth 7 kavanoza të mbushura me substanca narkotike, transmeton Arbresh.info.
“Sipas aktakuzës, me datë 16.04.2025, rreth orës 22:00min në Suharekë, i pandehuri pa autorizim shpërndanë dhe shet substanca psikotrope të llojit “marihuanë”, me peshë të përgjithshme prej 1kg e 143.00 gram, në atë mënyrë që pas kontrollit në veturën e tij “Opel Astra”, nën karrigen e vozitësit i është gjetur një (1) shishe qelqi me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë 0.61 gram dhe një (1) mulli – grinder.
Ndërsa, pas bastisjes së zhvilluar në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, tek i njëjti janë gjetur:
Një (1) shishe plastike ngjyrë e gjelbër e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 2.34 gram,
Një (1) qese e tejdukshme e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 126.26 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 27.21gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.34 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë”ë me peshë 228.29 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 255.63 gram,
Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.30 gram,
Dy (2) qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 72.72 gram- si dhe qese të shumta plastike për paketim të mariuhanës, një qese e madhe plastike e tejdukshme me mbetje të substancë narkotike të llojit mariuhanë dhe kokainë,
Një (1) mulli- grinder për bluarje si dhe një (1) peshore digjitale”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Arbresh.info
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup