Një 25-vjeçar nga Kosova u arrestua nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur rreth 1400 euro nga automjeti i një pushuesi në plazhin e Porto Palermos.
Sipas njoftimit të policisë, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasi A.S., 25 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu, është sekuestruar shuma e vjedhur dhe automjeti i përdorur për kryerjen e vjedhjes.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një person tjetër, për të cilin vijon puna për kapjen, më datë 26.07.2025, ka vjedhur shumën prej 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, i cili ishte i parkuar në plazhin e ‘Porto Palermos’. Shuma e vjedhur, së bashku me automjetin tip Volkswagen, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar