Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të ndikuar në të ardhmen e komunave prej nga vijnë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në procesin zgjedhor.
“Ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, e cila do të zgjasë deri më 29 gusht. Për të votuar nga jashtë Kosovës është e domosdoshme të regjistroheni brenda këtij afati përmes platformës së KQZ-së. Për të votuar nga jashtë Kosovës është e domosdoshme të regjistroheni brenda këtij afati përmes platformës së KQZ-së”, thuhet në mesazhin informues të kryesuesit të KQZ-së.
Sipas KQZ-së, periudha e regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës ka filluar më 23 korrik 2025 dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025. Ndërkohë, periudha e votimit përmes postës do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...