Manchester United e bën prioritet për sulmin top sulmuesin e Premier Leagues

10:18 | 29 Korrik 2025
D.H

Manchester United ka vendosur tashmë që sulmuesi i Aston Villa, Ollie Watkins, të jetë prioriteti numër një për repartin ofensivë gjatë kësaj vere.

Sipas The Mirrror, ky zhvillim vjen pasi Neëcastle United është në pozitë të favorshme për të transferuar Benjamin Šeško, sulmuesin e talentuar të RB Leipzig, i cili për një kohë të gjatë ishte një nga emrat më të përfolur në listën e “Djajve të Kuq”, shkruan Arbresh.info.

Watkins, i cili ka shkëlqyer në Premier League me performanca të qëndrueshme dhe gola të rëndësishëm për Aston Villan, shihet nga drejtuesit e United si një zgjidhje e duhur për sulmin.

Tashmë pritet që “Djajtë e Kuq” të intensifikojnë kontaktet me Aston Villan për të parë mundësitë reale të një marrëveshjeje, ndërkohë që konkurrenca për emra të tjerë si Šeško duket se po zbehet.

Manchester United ka bërë dy goditje të mëdha këtë merkato duke transferuar Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumon, teksa një afrim i Watkins do t’i jepte “zjarrë” fazës së sulmit të skuadrës së Amorimit.

Forma e Watkins sidomos dy edicionet e fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Përgjatë sezonit 2024/25 ai ka realizuar 16 gola dhe tetë asistime në Premier League.

Kontrata e tij aktuale me Villan është deri në verën e vitit 2028, gjersa vlera e tij në Transfermarkt është 40 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale