Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne, ku temë kryesore ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Irlandës, që ai i cilësoi si një partneritet në rritje.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se me homologun irlandez patën “një bisedë konstruktive mbi marrëdhëniet e ngushta dhe përparimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Ai theksoi se ka njoftuar ministrin Byrne mbi përpjekjet e Kosovës në drejtim të integrimit në NATO.
“E njoftova Ministrin mbi përpjekjet tona për përmbushjen e çdo standardi të NATO-s, nga doktrinat e ndërtimit profesional të ushtarakëve e deri tek sistemet tona të armatimit plotësojnë kërkesat e kësaj aleance,” shkroi Maqedonci.
Ministri në detyrë gjithashtu theksoi qëndrimin e Kosovës në raport me Ukrainën dhe zhvillimet ne rajon.
“Mes tjerash theksova se Kosova mbetet e angazhuar për mbështetje të qartë ndaj luftës së drejtë të Ukrainës, dhe vazhdon të ruajë vigjilencën ndaj situatës në Ballkan, si shtet gjithmonë aleat i Irlandës në këtë pjesë të Evropës”, theksoi ai.
Maqedonci i shprehu falënderim ministrit Byrne për përkrahjen e Irlandës. “Shpreha falënderimin tim ndaj Ministrit Byrne për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës, sidomos për kontributin e trupave të tyre në kuadër të KFOR-it, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë së vendit,” u shpreh Maqedonci.
Ai rikonfirmoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. “Jemi të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në fushën ushtarake, duke ndihmuar kështu në vazhdimin e lidhjeve tona. Bashkë, jemi më të fortë dhe më të sigurt!” përfundoi ai./Arbresh.info/
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...