Largimi i Kristjan Asllanit nga Interit pritet nga dita në ditë.
Mesfushori i Kombëtares nuk bën pjesë në planet e zikaltërve për sezonin e ri.
Në Itali janë të paqartë për merkaton deri tani. “Gazetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull së fundmi ku i tregon palët në “luftë” bashkë.
Nëse më parë tregohej se Interi ka marrë ofertë më të ulët se 10 milionë euro nga Real Betis, tashmë raportohet se ishin 15 milionë euro në tavolinë. Sipas gazetës italiane, Asllani ka vendosur veton duke mos e pranuar transferimin.
Do të jetë e vështirë që një klub i Seria A, ku Asllani kërkon të qëndrojë, të plotësojë kushtet financiare të Interit. Kështu zikaltrit mund të shtyhen për një huazim, që nuk preferohet nga drejtuesit.
Kristjan Asllani u transferua tek Interi nga Empoli në vitin 2022, dhe ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2028./Arbresh.info
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...