Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e fazës përgatitore me Lillen.
Zhegrova është lënë jashtë listës së futbollistëve të ftuar në fazën përgatitore të cilën Lille do ta kryej në Gjermani, shkruan Arbresh.info.
Reprezentuesi kosovar do të stërvitet me ekipin e dytë të klubit francez.
Edon Zhegrova nuk ka lujatur asnjë minutë që nga lëndimi i tij në dhjetor të vitit të kaluar.
Arsye e mungesës në këtë kamp ende nuk dihet. Ylli dardan që nga janari lidhet për një transferim të mundshëm jashtë Francës, por që kjo ende nuk ka ndodhur.
E ardhmja e tij tek Lille, mbetet e paqartë, derisa ka një kontratë që e mban të lidhur me këtë klub deri në qershor të vitit të ardhshëm./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...