Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se është duke vazhduar angazhimin kundër prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Njësitet policore në kuadër të planit operativ “PRQP”, së bashku me inspektorët komunal që nga data 21.07.2025 e deri më 27.07.2025 kanë shqiptuar 32 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë.
Nga këto gjoba 11 janë shqiptuar ndaj personave juridik kurse 21 janë shqiptuar ndaj personave fizik.
“Në disa prej rasteve, përkundër vërejtjeve që u janë dhënë, subjekte të caktuara kanë ripërsëritur veprimin e njëjtë, andaj u janë sekuestruar pajisjet me të cilat kanë shkaktuar zhurmën dhe janë përdorur në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe disa lokale janë gjetur duke punuar pas orarit të caktuar sipas rregulloreve nga komuna, andaj ndaj tyre janë marrë masa sipas ligjeve në fuqi. Operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe respektimit të ligjit, ndërkaq ftojmë të gjitha subjektet që të respektojnë rregulloret ligjore ashtu që të mos cenojnë sigurinë apo qetësinë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...
Durmishi i reagon Komunës: Segmenti i rrugës “Mon Balaj” nuk...
“Auuu…”, Kushtrimi pyetet për Sasën: A të ka marrë malli?
Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...