Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të LDK-së, Paris Guri për përfitimet e familjarëve të saj nga grantet shtetërore.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli iu drejtua Gurit se nuk ka cka të kthej sepse sipas saj nuk ka marr asgjë, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo përmendi edhe mbështetjen financiare që ka marr motra e deputetit Guri për studime jashtë vendit nga Ministria e Kulturës.
“Paris, e para, po thua ktheji paret, e unë po të them nuk kam çka të kthej sepse nuk kam marr asgjë. E dyta, jam gëzuar shumë për lajmin që motra jote sivjet ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku për studime jashtë vendit. Ajo është në mesin e 77 të rinjve përfitues vetëm sivjet, të cilët do të bëjnë master e doktoratë në botë”, thuhet në postimin e Pacollit.
“Ajo çka di me siguri të plotë është që motra jote është mbështetur sepse e ka merituar. Jo sepse është motra e deputetit, apo ka gjetur lidhje tjera për të përfituar. Kjo mbështetje ka ndodhur në kohën e Qeverisë Kurti 2. Standardi që kemi ndërtuar ne është i thjeshtë – kush e meriton dhe i plotëson kriteret e thirrjes publike, përfiton! Motra jote do të shkollohet jashtë për t’i kontribuar shtetit tonë. Me kutin tënd po të gjykoja do të thosha: Paris, ktheji paret”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...