Partia politike Alternativa sot shënon tetë vjetorin e themelimit të saj.
Për nderë të kësaj dite, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka organizuar një pritje ku morën pjesë personalitete të shumta politike, si kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i bujqësisë, Faton Peci, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përfaqësues nga ambasada amerikane e franceze dhe figura të tjera nga shoqëria civile e komuniteti i biznesit, shkruan Arbresh.info
Kusari-Lila falënderoi bashkëthemeluesin e Alternativës, Ilir Dedën, duke theksuar se pavarësisht ndarjeve politike, besimi në demokracinë pluraliste i bashkon.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se përkundër sfidave të shumta politike dhe sigurie në vend, përfshirë dy sulmet terroriste të organizuara nga Serbia, Alternativa ka qëndruar dhe ka ofruar qëndrueshmëri dhe besim.
Kusari-Lila shprehu përkushtimin e Alternativës për një shtet me drejtësi të paanshme, zhvillim gjithëpërfshirës dhe përkrahje të palëkundur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...