Organizatat e shoqërisë civile u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta përdorin me përgjegjësi ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, duke i kërkuar atyre të përmbushin detyrimin kushtetues dhe të hapin rrugën për formimin e institucioneve të reja.
Në një deklaratë të përbashkët, organizatat theksojnë se vendi ndodhet në një situatë delikate institucionale dhe se dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet politik dhe lidership të përgjegjshëm.
“Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit. Kthimi në votimin e hapur për Kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç për zhbllokimin e situatës,” thuhet në deklaratë.
Organizatat paralajmërojnë se një dështim tjetër për të konstituuar Kuvendin do të thellonte krizën politike dhe do të sillte pasoja serioze për vendin në planin politik, shoqëror dhe ekonomik.
Thirrja e shoqërisë civile vjen në një moment kritik, teksa vendi është në pritje të formimit të institucioneve të reja.
2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë K...
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...