Klubi nga Major League Soccer, Inter Miami ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Rodrigo de Paul nga Atletico Madrid.
Argjentinasi është bashkuar me një huazim fillestar njëvjeçar për sezonin 2025/26, me opsionin për ta nënshkruar atë përgjithmonë në vitin 2026.
“Inter Miami CF njoftoi sot se ka nënshkruar me mesfushorin argjentinas Rodrigo De Paul nga gjigantët spanjollë Club Atletico de Madrid”.
“De Paul fillimisht do t’i bashkohet klubit në formë huazimi deri në sezonin 2025 të Major League Soccer (MLS); marrëveshja përfshin një opsion për ta bërë transferimin të përhershëm deri në sezonin 2029 të MLS”, thuhet në njoftim.
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Tetë raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje për vaksinimin...
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së