Një zyrtar policor është arrestuar të enjten në mbrëmje pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi në fshatin Llazarevë, në rrugën magjistrale Prishtinë–Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, aksidenti ka ndodhur derisa polici, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, po qarkullonte me veturën e tij private. Viktima është identifikuar si L.S. (staf civil në Policinë e Kosovës).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal për veprën ‘Rrezikim i trafikut publik’, ndërsa i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Lexo edhe:
Goditet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic