Një këmbësor është goditur për vdekje sot në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën magjistrale “Prishtinë – Mitrovicë” respektivisht në fshatin Llazarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci.
Ai shtoi tutje se njësia rajonale e trafikut rrugor së bashku me të gjithë mekanizmat relevant, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...