Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale.
Në një takim miqësor, kryeministri Kurti dhe Hyland diskutuan për zhvillimet dhe temat aktuale në vend, për potencialin dhe përparësitë e vendit për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti e falënderoi z. Hyland për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në mbështetje të Kosovës, e i cili vazhdon edhe sot./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë