Fyerjet raciste, gjestet diskriminuese dhe sjelljet e tjera të papërshtatshme nga tifozët gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Andorrës i kanë kushtuar shumë Federatës Serbe të Futbollit, e cila ka mësuar masën që mori FIFA përballë këtyre shkeljeve.
Federata Serbe e Futbollit ka bërë me dije se Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 50,000 frangash zvicerane dhe mbylljen e 15% të tribunave pas portave (afërsisht 8,100 vende) për ndeshjen e ardhshme kualifikuese në shtëpi, e cila është ajo e 9 shtatorit ku Beogradin e viziton Anglia.
Federata Serbe e Futbollit ka përfituar nga ky dënim për të bërë një apel për tifozët e saj.
“Ne jemi nën vëzhgim nga FIFA dhe UEFA. Ka zero tolerancë për sjellje të caktuara. Çdo incident mund të çojë në sanksione të reja nga FIFA dhe madje të çojë në ndeshjen kundër Shqipërisë në Beograd më 11 tetor që do të luhet para tribunave bosh”, thuhet në deklaratën zyrtare të federatës serbe.
Nëse edhe ndaj Anglisë do të përsëriten të tilla incidente Serbia rrezikon dënime edhe më të ashpra, duke përfshirë mundësinë e luajtjes së ndeshjes kundër Shqipërisë më 11 tetor në Beograd pa praninë e publikut./rtk
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...