Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur pas dështimit të seancës së 52-të konstituive.
Ajo parashtron një pyetje gjatë fjalimit të saj, se “a është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit të Kosovës, një njeri me kapriço ta shkatërrojë shtetin e Kosovës?”.
“Besoni që ne sot nuk po ndihemi mirë, duke parë se ata që janë ulur në këtë mes, po abuzojnë me Kushtetuesen, po dëshirojë me shkel Kushtetutën e Kosovës dhe po vazhdojnë me cinizëm me buzëqesh kur kërkojmë të respektohet Kushtetua, kur kërkojmë të kthehet rendi i ditës, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Jo që nuk kanë pasur alternativa, jo që nuk kanë pasur vota, i kanë pasur edhe votat që janë ofruar me mirëbesim nga partitë politike me të vetmin kusht që të konstituohet Kuvendi, dhe të mos vimë ne këtë situatë. A është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit, një njeri me kapriço të tentojë të shkatërrojë shtetin e Kosovës, pavarësinë e Kosovës, të luaj kështu me identitetin e Kosovës?”, u shpreh Kadrijaj.
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...