E ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, dhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën e 52-të konstituive.
Kjo seancë mund të jetë vendimtare, pasi përkon me afatin e fundit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Pjesëmarrja e diplomatëve ndërkombëtarë ishte paralajmëruar një ditë më parë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili kishte deklaruar se ambasadorët do të jenë të pranishëm në këtë seancë.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic