Duke nisur nga ora 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sipas njoftimit, seanca zhvillohet ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për sulm terrorist.
Deri më tani, disa zyrtarë policorë që morën pjesë në kundërpërgjigjen ndaj sulmit kanë dhënë dëshmitë e tyre para trupit gjykues.
Të akuzuarit ngarkohen me përgjegjësi për pjesëmarrje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska, ku një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke shkaktuar vrasjen e rreshterit Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë