Sulmuesi i Real Madridi, Kylian Mbappe do ta mbajë numrin 10 edicionin e ri 2025/26.
Pas largimit të Modricit drejt Milanit, sulmuesi francez do të jetë 10-shi i ri i Real Madridit, shkruan Arbresh.info.
Disa minuta më parë vetë Mbappe, ka bërë një postim në rrjetin social X-(ish-Twitter), ku ka shkruar vetëm numrin 10.
10
— Kylian Mbappé (@KMbappe) July 23, 2025
Mbappe e ka mbajtur numrin 10 edhe tek Parisi, pas largimit të Leo Messit, kurse edhe në kombëtaren franceze e bart këtë numër.
Francezi u transferua verën e kaluar tek Los Blancos, mirëpo e kishte të pamundur ta merr fillimisht këtë numër, shkaku i Luka Modricit i cili po e barte atë që pas largimit të James Rodriguezit, në vitin 2017 në Bayern në formë huazimi.
Tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga klubi i Real Madridit. Kujtojmë se edicionin e parë me klubin Mbappe ka mbajtur numrin 9./Arbresh.info
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...