Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për veprimin e sotëm të deputetes Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se Musliu s’ka bërë asgjë tjetër, veçse sipas saj, e ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.
Çitaku tha se sulmet ndaj saj, tregojnë jo vetëm panik, por edhe vetëdije të mjerë politike.
“Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk bëri as më shumë e as më pak, veçse e ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend. Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike. Gjuha fyese dhe denigruese, mjet i përhershëm i Vetëvendosjes dhe eksponentëve të saj, synon të linçojë këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. Por, PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet”, u shpreh tutje Çitaku.
LEXO EDHE:
Përplasje verbale mes Musliut e Deharit – dështon edhe përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...