Drita sonte luan ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve ndaj gjigantit danez, Copenhagen.
Ndeshja e cila do të luhet në kryeqytetin danez nis me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
Padyshim, gjiganti danez është favorit në letër, mirëpo kjo nuk e bën ndeshje të përfunduar ende pa nisur, sepse skuadra nga Gjilani ka ditur të luaj fort ndaj disa skuadrave të njohura dhe me nam në Evropë, si Feyenoordi, Antërpi, Legia e Viktoria Plzen.
Në sezonin 2021/22 më parë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, Drita u përball me Feyenoordin, që atë botë e udhëhiqte, Arne Slot, tashmë trajner i Liverpoolit dhe kampion në fuqi i Anglisë.
Ndeshja e parë në Prishtinë u mbyll 0-0, kurse në Holandë Drita u mposht me shumë vështirësi 3-2, madje ishte në avantazh 1-2.
Një vit më vonë, Drita u ndesh me Antwerp sërish në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ku në ndeshjen e parë në Belgjikë e mbylli baras 0-0. Ndërsa në sfidën e kthimit u mposht 2-0.
Se, Drita ka qenë “e pafat” në short, e tregon edhe viti 2023 ku në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, u përballen me gjigantin e Çekisë, Viktoria Plzen.
Edhe pse kundërshtar i fort, Drita ka treguar se nuk dorëzohet dhe sfida e para në Çeki, u mbyll baras 0-0. Kurse në ndeshjen e kthimit pas një super paraqitje gjilanasit u mposhtën në minutat shtesë të ndeshjes 1-2, dhe u eliminuan.
Ashtu sikurse tre vite tjera edhe sezonin e kaluar Drita u ndesh me një skuadër të fortë, bëhet fjalë për Legian e Varshavës, në play-off të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit u mposhtën 3-0 pas dy ndeshjeve nga polakët, por performanca nuk mungoi.
Edhe sot Drita kërkon të bëj një mrekulli ndaj një skuadre me emër, e cila ka histori në garat e UEFA-s.
Copenhaga u paraqit për herë të fundit në Ligën e Kampionëve edicionin 2023/24, ku arriti ta kalojë një grup të vëshitrë, ku pati kundërshtar si Bayern, Galatasaray, Man United.
Kjo skuadër mposhti Gallatan e ndali Bayernin me barazim, si dhe mposhti Manchester Unitedin.
Mbetet të shihet nëse Drita, sonte do të arrijë një rezultat pozitiv. Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Nëse, Drita eliminohet nga ky rreth, atëherë garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës, ku pret humbësin e takimit Shkëndija e Tetovës – FCSB./Arbresh.info
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...