Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.
Duke reflektuar për bashkëpunimin e ngushtë në këto katër vite së bashku, Kryeministri vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik.
Duke i uruar suksese në detyrat dhe angazhimet e radhës, kryeministri Kurti u shpreh se ambasadorja Benedejqiq është një mike e Kosovës dhe përherë e mirëseardhur në vendin tonë./Arbresh.info
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar