Djegia e mbeturinave në mjedis të hapur është kthyer në rrezik për një banesë në Gjirokastër.
Ka qenë pronari i shtëpisë, i cili ka tentuar të djegë një grumbull me mbetje urbane në oborr ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat përreth.
Ngjarja është regjistruar në zonën në hyrje të qytetit ndërsa është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Personi që ndezi zjarrin është proceduar administrativisht për djegie të qëllimshme të mbeturinave në kundërshtim me ligjin.
Përgjatë kësaj vere policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht 11 persona për zjarrvënie të qëllimshme./euronews.al
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...