Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur të hënën në një argjendari në Prishtinë, rreth orës 08:55 të mëngjesit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se nga lokali i tij janë vjedhur një sasi e konsiderueshme ari.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
“Prishtinë 21.07.2025 – 08:55. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se nga lokali i tij i argjendarisë i janë vjedhur një sasi ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar’, thuhet në raport./Arbresh.info
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...