Ambasada e Kosovës në Hagë ka prezantuar një video të përgatitur me rastin e 15-vjetorit nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila shpalli vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Në një postim në Facebook, kjo ambasadë krahas videos së publikuar thekson se 15 vjet më vonë, rëndësia e tij ligjore, politike dhe diplomatike vazhdon të formësojë diskursin ndërkombëtar, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë përvjetor historik, ne me krenari paraqesim një video dokumentar të veçantë që reflekton mbi Opinionin Këshillimor të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi 🇽🇰Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar kjo ambasadë.
“Bashkohuni me ne në rishikimin e udhëtimit, zërave dhe ndikimit të këtij momenti vendimtar në të drejtën ndërkombëtare moderne, përmes pikëpamjeve të disa diplomatëve, juristëve ndërkombëtarë dhe akademikëve”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...
Maqedonci u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për rekrutim ...
“1.6 miliardë euro investime në turizëm”, Rama: ...
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...