Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, u bën thirrje institucioneve publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22–25 korrik 2025.
Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe grupeve të tjera të rrezikuara nga të nxehtit ekstrem.
“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...