Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga sot do të zbatojë një orar të reduktuar pune.
Sipas noftimit, ky vendim vjen si rezultat i vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente lidhur me temperaturat ekstreme që pritet të përfshijnë vendin në ditët në vijim.
Tutje, thuhet se masa është ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e stafit gjyqësor dhe të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për qasje në shërbimet e gjykatës.
“Gjykata e Apelit e Kosovës njofton se, në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025, si dhe për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim, nga sot, kjo gjykatë do të punojë me orar të reduktuar. Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...