Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht rikandidimin e Përparim Ramës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Prishtinës.
Në një njoftim të publikuar sot, LDK fton qytetarët që t’i bashkohen ceremonisë së rikandidimit të Ramës, e cila do të mbahet më 24 korrik duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin te Pishina e Gërmisë.
“Prishtina që duam, vazhdon me Përparim Ramën!”, thuhet në postimin e partisë.
Përparim Rama, i cili po përfundon mandatin e tij të parë si kryetar i kryeqytetit, pritet të prezantojë platformën e tij për mandatin e ardhshëm./Arbresh.info
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...