Një incident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 10 vjeç përfundoi në spital pasi ra nga lartësia e këndit të lojërave.
Për pasojë është proceduar penalisht përgjegjësi për sigurinë e fëmijëve në kompleksin e lodrave.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. K., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës për sigurinë e fëmijëve në kompleksin e lodrave në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi më datë 20.07.2025, rreth orës 21:00, duke luajtur, ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash një i mitur 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Top Channel.
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet