Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta doktoresha Nazife Hulaj.
Në njoftim thuhet se Hulaj punoi për vite me radhë në Klinikën e Psikiatrisë, ishte shefe e Urgjencës dhe Kujdesit Intensiv Psikiatrik si dhe ishte anëtare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës.
“Dr. Nazife Hulaj përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës, ndërsa spacializimin për psikiatër e përfundoi në vitin 2004 në Prishtinë”.
“Dr. Hulaj punoi për vite me rradhë në Klinikën e psikiatrisë, ishte shefe e Urgjencës dhe Kujdesit Intensiv Psikiatrik, si dhe ishte anëtare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...