Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga helmimi me ushqim, tha zyra e tij të dielën, duke shtuar se ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme.
Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u zbulua se vuante nga inflamacion i zorrëve dhe dehidratim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, thuhet në një deklaratë.
“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore prej andej”, shtoi zyra e tij.
Netanyahu u pajis me një stimulues kardiak në vitin 2023 dhe dhjetorin e kaluar iu hoq prostata pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar. /Telegrafi/
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...