Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u pa duke përqafuar një punonjëse në një koncert të “Coldplay”, sipas një postimi në LinkedIn nga kompania të shtunën.
Bordi i drejtorëve të “Astronomer” pranoi dorëheqjen e Byronit, sipas postimit në LinkedIn, dhe do të fillojë kërkimin për drejtorin ekzekutiv të ardhshëm, raporton CNN.
“Siç u tha më parë, ‘Astronomer’ është i përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi ynë. Udhëheqësit tanë pritet të vendosin standardin si në sjellje ashtu edhe në llogaridhënie, dhe kohët e fundit, ky standard nuk u përmbush”, shkroi kompania të shtunën.
Kompania të premten tha se bashkëthemeluesi dhe drejtori kryesor i produktit të “Astronomer”, Pete DeJoy, do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm.
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...