Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në afërsi të pendës së liqenit të Livoqit në Gjilan, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën një grua.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, rreth orës 16:05.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona tjerë.
“AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME FATALITET – Rr. Prishtinës te penda e liqenit të Livoqit, Gjilan / 17.07.2025 – 16:05. Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...