Tashmë kur kemi hyrë në 10 ditëshin e fundit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, deputetët e zgjedhur ende nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për këtë çështje.
Sot (e enjte) është mbajtur vazhdimi i 48-të i seancës konstituive, mirëpo epilogu qe i njëjtë me seancat paraprake.
Nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kanë thënë se funksionalizimi i institucioneve shtetërore është përgjegjësi e udhëheqësve politikë.
“Vërejmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës rekomandoi konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve nga vendimi i saj, dhe kjo datë po afron. Është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, tha një zëdhënës i kësaj Ambasade për Klankosova.
Aty u tha po ashtu se ShBA-ja mezi pret të punojë me qeverinë e ardhshme për stabilitet, siguri e prosperitet rajonal.
“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur prej kohësh zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, tha ky zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së.
Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj të 26 qershorit, tha se deputetët kanë afat 30 ditë për konstituimin e Kuvendit.
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...