Mosha e votimit do të ulet në 16 vjeç në Angli dhe Irlandën e Veriut deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2026. Propozimi u bë këtë të enjte nga qeveria britanike, si pjesë e një reforme madhore të sistemit zgjedhor.
Qeveria tha se propozimi synon ta bëjë sistemin e votimit më të drejtë, pasi shumë 16- dhe 17-vjeçarë tashmë janë të punësuar me kohë të plotë. Gjithashtu, në këtë moshë adoleshentët britanikë janë dhe pjesë e shërbimit ushtarak.
Ndryshimet e propozuara ende duhet të miratohen nga Parlamenti, por nëse kalojnë, ato do ta ulin moshën e votimit në 16 vjeç në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht, në Skoci dhe Uells 16-vjeçarët tashmë mund të votojnë.
“Po heqim pengesat dhe do të sigurojmë më shumë mundësi për njerëzit që të angazhohen në demokracinë britanike,” tha Zëvendëskryeministrja Angela Rayner.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar ishte 59.7%, shifra më e ulët që nga viti 2001, sipas të dhënave të qeverisë.
Laburistët në pushtet, të cilëve u ka rënë ndjeshëm popullariteti që nga fitorja e madhe një vit më parë, ishin zotuar se do të ulnin moshën e votimit.
Pjesë e propozimeve të qeverisë është dhe lejimi i votimit edhe vetë me një kartë banke, patentë makine ose kartë veterani të ushtrisë, nëse qytetarët nuk kanë dokumente të tjera identiteti.
Ndryshimi tjetër i ligjit zgjedhor britanik përfshin kontrolle të rrepta mbi donacione 500 paundësh nga shoqatat e paregjistruara.
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia je...
Ukraina mohon sulmin me dron në rezidencën e Putinit
“Nëse e duan Shqipërinë, pse nuk luajtën për ta” ̵...
Aksident i rëndë në Bresje, dyshohet për viktima
Trump: Faza e dytë e planit të paqes në Gaza duhet të nisë s...
Rusia thotë se Ukraina e ka shënjestruar rezidencën e Putini...