Sot rreth oras 09:00, njësiti i urdhëresave të gjykatës, në bashkëpunim me patrullën policore dhe njësinë e sektorit në Kaçanik, ka realizuar një aksion policor në fshatin Gërlicë e Epërme – Kaçanik.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person A.P (M/K), i moshës 32 vjeç, i cili kërkohej me dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njëra me 90 ditë dhe tjetra 54 ditë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”
“Pas kompletimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...