Sllavisha Filiq është dënuar me 15 vite burg në gjykimin në mungesë për krime lufte në rastin e dr Hafir Shala.
Ne arsyetimin e vet Gjykata Themelore në Prishtinë, kryetarja Violeta Namani, tha se janë bazuar në dëshminë e dëshmitarëve okular: Shaban Neziri dhe Hetem Sinani, dëshmitarëve të tjerë të cilët e kanë përshkruar se si ka ndodhur ky rast dhe njëkohësisht edhe sipas Fadil Syleviqit, i cili ka treguar se ( marrjen dhe torturim) e dr Hafir Shala e ka bërë Sllavisha Filiq.
Ndryshe, më 15 shtator 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Sllavisha Filiq, i cili ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë të paidentifikuar deri më tani nga organet tona, më 10 prill 1998 kishin ndaluar një veturë në Drenas, ku gjendeshin Hetem Sinani, Shaban Haziraj dhe Hafir Shala, ku të njëjtit sipas aktakuzës nga këta pjesëtarë ishin legjitimuar.
Aktakuzë thotë se i akuzuari Filiq me dy zyrtarë tjerë (të tre të veshur me rroba civile) kishin marrë doktorin Shala dhe e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku mjeku Shala iu kishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.
Andaj, për këto veprime Filiq po ngarkohet me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të ish-Jugosllavisë.
PSRK-ja ka paraqitur prova të cilat në mënyrë koherente vërtetojnë se i akuzuari në bashkëkryerje ka marrë pjesë aktive në ndalimin arbitrar, keqtrajtimin dhe zhdukjen e doktorit Hafir Shala më 10 prill 1998./rtk
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...
Hamza në Vushtrri: Fond 30 milionë euro në vit për bursa stu...