Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 44-vjeçari mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë. Burime zyrtare konfirmojnë se Klodjan Basholli, 44 vjeç, banues në Shijan të Delvinës, ka mbetur i plagosur me thikë pas një zënke me 26-vjeçarin Elvis Ndoji, banues në Sarandë.
I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë, autoritetet identifikuan dhe lokalizuan autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili pas disa orësh negociatash me policinë u vetëdorëzua.
Të dy personat e përfshirë në konflikt rezultojnë me të kaluar kriminale. Klodjan Basholli ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008, kur në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kilogramë marijuanë. Ai është arrestuar sërish në vitin 2017, si pjesë e një grupi të dyshuar për vjedhje në fshatrat kufitare greke, ku gjatë operacionit të atëhershëm u sekuestruan edhe dy pistoleta.
Nga ana tjetër, Elvis Ndoji rezulton gjithashtu person me precedentë penalë. Ai ishte arrestuar në tetor të vitit 2024 si autor i disa vjedhjeve, ku gjatë kontrollit të policisë i ishin gjetur një thikë dhe një sopatë. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka arritur të përfundojë kaq shpejt i lirë./euronews.al
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...