Dy persona janë vënë nën hetim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë dhënë deklarata të rreme në lidhje me një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ndodhi më 16 korrik 2025 në Prishtinë.
Hetimet e njësisë së trafikut zbuluan se personat e përfshirë nuk ndodheshin në veturë në momentin e aksidentit, ndonëse pretenduan të kundërtën.
“Më 16.07.2025, në kryeqytet është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Njësia e trafikut të kryeqytetit menjëherë ka nisë hetim për sqarimin e rrethanave të rastit. Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën “Deklarim i rremë”./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...