Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë po zhvillohen gara të rrezikshme shpejtësie në orët e vona të natës.
Sipas policisë, pas një pune hetimore janë identifikuar tri vetura dhe tre kundërvajtës, ku njërit prej tyre i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, i është konfiskuar patentë-shoferi për 12 muaj dhe i janë shqiptuar 5 pikë negative.
“Ndaj personit të dytë dhe të tretë, përveç kundërvajtjes për pjesëmarrje në gara shpejtësie, është konstatuar edhe kundërvajtje shtesë – ngasje pa patentë shofer, për të cilën janë ndërmarrë masat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka apeluar tek drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i shmangin sjelljet e rrezikshme.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...