Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur seanca gjyqësore në të cilën pritet të shpallet vendimi lidhur me mocionin e dorëzuar nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së. Mbrojtja ka kërkuar rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës për krime të pretenduara lufte.
Të pranishëm fizikisht në seancë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, si dhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Ekipet e mbrojtjes kishin afat deri më 12 qershor për të dorëzuar mocionet për rrëzim të pikave të caktuara të aktakuzës, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar është përgjigjur më 7 korrik.
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...