Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Sipas raportimeve në media, në oborrin e këtij objekti janë parë forcat e Njësisë Speciale, por deri tani nuk është konfirmuar se në cilën nga këto agjenci po zhvillohet bastisja, apo cili është qëllimi i saj.
Portali Arbresh.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por nuk ka marrë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë operacion.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira